E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vritet pronari i një taverne, 3 plagosen

Të tjera rreth shkrimit Policia përleshet me arme me grupin e armatosur TIRANE-  Dy ngjarje kriminale janë shënuar brenda pak orësh në kryeqytet. Gati një orë pas mesnatës së të martës në tavernën San Marko mbeti i vrarë pronari i saj, si dhe tre persona u plagosën. Rreth orës 06:00 policia është përleshur me armë zjarri me një grup të armatosur të cilët dilnin të bllokonin furgonat e linjës Kamzë- Tiranë.

Vrasja tek taverna "San Marko" përballë prokurorisë së rrethit të Tiranës u shënua rreth orës 01: 20 minuta të së mërkurës. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja është shënuar brenda tavernës, dhe viktima Nikolin Doda është pronari i saj.

Nga të dhënat e para mendohet se disa klientë kanë nisur të grinden në një nga tavolinat e tavernës. Në një moment Nikolin Doda ka ndërhyrë për të ndalur sherrin por ka mbetur i vrarë. Nga të shtënat me armë janë plagosur dhe 3 persona. Policia nis hetimet për të zbardhur vrasjen. Nëntë persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, 6 vajza dhe 3 djem. Të plagosurit u dërguan në Spital Ushtarak dhe ndodhen në reanimacion.

Në ngjarjen e mëngjesit të sotëm në Bathore u desh dhe ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Burime nga policia bënë të ditur se janë arrestuar të paktën 15 persona dhe gjatë kontrolleve u sekuestruan një sasi armësh, pistoleta, automatikë dhe mjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit. Dyshohet se është plagosur dhe një polic.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›