E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Kamza, 15 persona dyshohet se hapen zjarr ndaj policisë

Tiranë- Një përplasje e vërtetë me policinë ka tronditur sot në mëngjes zonën e Kamzës në kryeqytet, ku 15 persona dyshohet se janë konfliktuar me uniformat blu.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 15 personat pasi dyshohet se kanë hapur zjarr efektivëve të tyre në shenjë kundërshtimi.

Ngjarja ka ndodhur në rreth-rrotullimin e sheshit Blu në Kamëz ku ndërhyrja e policisë së komisariatit numër 5 dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka hasur në rezistencën e të arrestuarve të cilët prej dy javësh bllokojnë furgonat e linjës Kamëz-Tiranë.

Prej disa javësh drejtuesit e furgonave janë shprehur se po bllokohen nga këta persona edhe pse janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të kryer këtë aktivitet, kjo sipas tyre bëhet për të favorizuar linjen e autobusit. Ndërhyrja e policisë ditën e sotme ka shtuar tensionin dhe mendohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Ndërkohë policia ka arrestuar 15 personat dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›