E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zhvillohet festivali i formacioneve ushtarake të NATO-s

TIRANE - Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s të rajonit të Mesdheut ka vijuar me natën e tretë, ku në skenën e Akademisë së Arteve është ngjitur orkestra frymore kombëtare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën drejtimin e dirigjentëve të mirënjohur Altin Babameto dhe Artan Licaj.

Orkestra shqiptare erdhi në këtë event e kompletuar dhe me një repertor tepër të pasur. Në këtë natë spektatori mundi të shijonte vepra operistike nga kompozitorë të mirënjohur, overtura, marshe, si dhe valle të përpunuara të përshtatura për orkestër.

Risi në këtë event ka qenë rikthimi pas 23 vitesh i dirigjentit Artan Licaj, i vlerësuar për suksesin e tij në shumë skena të njohura në botë.
Të pranishëm në koncerte kanë qenë drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura, përfaqësues diplomatik të akredituar në Shqipëri, personalitete të muzikës dhe artit si dhe qytetarë të Tiranës.

Pas tre netëve të festivalit, ku performuan orkestrat frymore nga Shqipëria, Turqia dhe Greqia, nata e fundit do t’i rezervohet orkestrës frymore të Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila do të përshëndesë festivalin që për herë të parë organizohet në vendin tonë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›