Emisioni i Pasdites kujdesi ndaj femijeve

Pakujdesia prindërore dhe ajo institucionale i kanë kthyer vogëlushët në lajmin e parë të kronikës së zezë. Rasti më i fundit është ai i helmimit në ambientet e një kopshti në fshatin Leshnicë në Pogradec.
Emisioni i “Pasdites” së ditës së hënë, vendosi në qendër të vëmendjes pikërisht rastet kur për fat të keq, kanë qenë vogëlushët ata që kanë përfunduar në kronikën e zezë.
Tre fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjec kanë pirë “bar miu”, i cili ishte lëshuar në mjediset e kopshtit për të shmangur praninë e brejtësve. Fëmijët shpëtuan nga vdekja në sajë të ndërhyrjes së shpejtë se mjekëve, por s’kanë qenë kaq fatlumë Roberti, Vilsoni, Kasandra dhe Nertila Xheka, të cilët humbën jetën një vit më parë nga asfiksia në fshatin Sukth të Durrësit. Banesa e tyre u përfshi nga flakët rreth mesnatës dhe fëmijët ndodheshin vetëm.
Vetëm dy muaj më pas, në janar të këtij viti, ngjarja ripërsëritet në Vlorë. Dy fëmije të mitur, motër e vëlla, humbën jetën nga flakët që shkaktoi kablli i kaloriferit. Prindërit i kishin lënë vetëm në shtëpi vogëlushët 3 dhe 4-vjeçarë në pamundësi për t’i lënë të shoqëruar.
Një ngjarje tjetër e bujshme në qershor të këtij viti, që ngriti pikëpyetje të mëdha përsa i përkët mbajtjes së kafshëve në shtëpi ishte dhe rasti i 5-vjecarit që u kafshua nga pitbulli.
Ndërkohë vetëm dy javë më parë në Durrës, një fëmijë 1-vjeçar u mbyt në një kovë me ujë ndërsa prindërit flinin. 11 viktima nën moshën 5 vjeç, shënohen vetëm nga këto ngjarje në harkun kohor të një viti. Diskutimet nëse raste të tilla janë aksidente apo pakujdesi njerëzore, perveç rreshtimit duhet të na bëjnë më të vëmendshëm ndaj kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj fëmijëve. Në fund të fundit, teorikisht, aksidentet janë të evitueshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Lushnjë, diskutime me qytetarët për buxhetin
Hartimi i projektbuxhetit 2012 per bashkine e Lushnjes ishte një nga pikat e diskutuara në mbledhjen me drejtues të sektorëve të ndryshëm të këtij institucioni.
Bashkia: Të identifikohen fëmijët në nevojë
Bashkia e Tiranës ka urdhëruar që 11 njësitë bashkiake në Tiranë të nisin identifikimin e fëmijëve që kanë nevojë për asistencë sociale.
Gjirokaster, përmbytet shkolla e komunës Cepo
10 nxënës mësojnë në një shkollë të vogël të vendosur në pjesën e poshtme të fashtit Kodër në Gjirokastër. Godina e rikonstruktuar disa here i ngjan më shumë një bunkeri ndërsa fëmijët nga 6 deri 10 vjec që frekuentojnë shkollën përshkojnë cdo ditë shtigjet gjithë baltë që të sjellin këtu. Buxheti dhe mjedisi
Xhemal Mato - Sul Bregu jeton në një fshat të Tiranës. Ai ka pesë fëmijë dhe jeton me prodhimet e tokës, produktet nga bagëtia dhe nga një ngastër me pemë frutore dhe pyll.
19 % e popullsisë anemike
Të paktën 19 % e popullsisë në vend është diagnostikuar me anemi, si pasojë e kequshqyerjes.
Lajmet kryesore
Tiranë, zjarr e shpërthime tek Tregu Ushqimor
Flakët përfshijnë një magazinë me fishekzjarre
Vendi drejt krizës energjitike
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Bashkia: Të identifikohen fëmijët në nevojë