E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, 20 shqiptarë ndalohennë aeroport: Mbahemi në kamp

BRUKSEL- Një grup prej 20 shqiptarësh janë ndaluar nga policia belge me të zbritur në aeroportin e Brukselit. Një telefonatë e mbërritur në redaksinë e Tv A1 REPORT e një prej këtyre shtetasve informoi për ndalimin e tyre në aeroportin e Brukselit.

Zef Tanushi tha për tv A1 REPORT se të gjithë ishin të pajisur me dokumente të rregullta.

Me të zbritur ato janë vendosur në një kamp emigrantësh ku po qëndrojnë prej 5 ditësh.

Tanushi një qytetar nga Lezha tregon se mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, por dhe një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini. Sipas Tanushit këta dy të fundit pas negociatave janë larguar nga kampi.

vijon

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›