Transplanti i melcise, 3 vjecari qe shpetoi nga nje akt humanizimi
Thone qe rastesia eshte mbreti i botes, dhe kjo eshte vertetuar me se miri tek Mikele vogelushi 3 vjecar i cili sot mban ne trup nje pjese te melcise se nenes se tij. Nese biznesmeni Kadri Morina, President i “Eurosig” nuk do ti rastiste te perqendronte vemendjen e tij ne nje kanal televiziv ku leshohej nje thirrje SOS per vogelushin 3 vjecar, ai sot do te jetonte me qindra probleme shendetesore, nuk do te mund te enderronte te shkonte ne shkolle, te luante me shoket, nuk do te mund te kryente asgje..... Por fale ndihmes se dhene ne mijera euro nga biznesmeni Morina, gjithcka pati nje fund te mbare duke shpetuar jeten e Mikeles por duke shenuar edhe nje tjeter arritje ne vendin tone, qe ka te beje me kryerjen per here te pare te transplantim te melcise ne nje prej spitaleve private ne vend. “Kam qene duke degjuar edicionin e lajmeve ku nje gjyshe bente apel per nipin e saj, i cili vuante nga cirroza e melcise dhe mjeket ketu i kishin dhene vetem 3 muaj jete. Aty mora informacionet dhe kontaktet dhe u lidha me nje prej spitaleve private ku rame dakord per kurimin e Mikeles jashte vendit. Por kur me garantuan qe operacioni mund te kryhej edhe ne Shqiperi edhe per here te pare, kjo per mua ishte nje kenaqesi me vete” pohon per “Koha Jone” biznesmeni Kadri Morina. Nderkohe qe sot eshte i lumtur per shendetin e vogelushit i cili vetem nje jave me pare i eshte nenshtruar transplantit dhe tani gezon shendet te plote. Nje operacion i kryer ne dy salla paralele per rreth 10 ore, sot ka sjelle lajmin e mire ku cdo gje ka shkuar mire. “Kjo eshte nje nderhyrje e rralle qe behet vetem nga spitale te medha jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera te botes. Transplanti i melcise eshte nje nderhyrje e veshtire por ne kemi shume shprese se kjo do te jete e suksesshme. Melcia e transplantuar deri tani ka funksionuar mire. Lidhja qe i eshte bere melcise me pjesen tjeter te organeve ka nje ecuri te mire. Domethene ka funksionuar ajo qe prisnim” nenvizojne mjeket. Nderkohe qe nena e Mikeles, Fatbardha tashme ka dale nga salla e reanimacionit dhe eshte vendosur ne dhome, pasi gjendja e saj shendetesore eshte mjaft e mire. Ndersa Mikele i vogel, eshte ende nen kujdesin e rrepte te mjekeve, ne reanimacion, dhe kjo sherben per ta mbrojtur nga cdo infeksion, sepse edhe vogelushi deri me tani ka treguar se gjithcka eshte ne rregull. Pas ketij transplanti, Mikele do te mund te gezoje shendet te plote si te gjithe moshataret e tij, ndersa do te kujtoje gjithmone donatorin e tij biznesmenin Morina si per aktin human qe kreu ashtu edhe per historine dhe arritjen qe beri te mundur te shenohet ne mjekesine shqiptare.