E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, i dehuri i pret rrugën eskortës së Kryeministrit Berisha

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Ngjarja pranë hotel Dajtit TIRANE - Një makinë ka rrezikuar të përplaset me eskortën e Kryeministrit Berisha rreth orëve të mbrëmjes së sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë Hotel “Dajtit” në kryeqytet, ndërsa shefi i ekzekutivit kishte përfunduar takimin me krerët e rretheve në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve 2013, në selinë e Partisë Demokratike.

Komisariati numër 1 i policisë ka mundur të arrestojë drejtuesin e automjetit me targa AA 237 BG që i preu rrugën makinës së Kryeministrit duke u futur në kahun e kundër të lëvizjes.

Sipas policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi Ervis Hoxha, 28 vjeç nga Lushnja ndërsa ky i fundit ishte në gjendje të dehur.

Disa muaj më parë, djali i zëvendëskryeministrit Bashkim Kopliku (kur Aleksandër Meksi ishte kryeministër), terrorizoi Kryeministrin Berisha Berisha, kur në gjendje të dehur arriti të depërtojë në eskortën e tij. Ngjarja u shënua në autostradën Tiranë-Durrës, kur Kryeministri po kthehej nga Rinasi për në Tiranë pasi kishte ardhur nga Roma ku ndodhej për të marrë pjesë në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës.  Romir Kopliku u arrestua disa minuta më vonë, por më pas u la i lirë me pretendimin se ishte në gjendje të dehur dhe i droguar.

(Në foto, Ervis Hoxha, i arrestuar në komisariatin e policisë)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›