Greqia jashtë Euros? Juncker: Nuk ka arsye që ky skenar të realizohet
Athinë- Greqia nuk do të largohet nga Eurozona, citoi kështu Shefi i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, gjatë bisedimeve të tij të shtunën në Athinë, e cila thuhet se mund të kërkojë më shumë kohë për të implementuar shkurtimet e kërkuara.
AFP-ja raporton se Juncker duke folur përpara javës kur pritet që edhe Kryeministri i Greqisë të takohet me liderët e Gjermanisë dhe Francës, ka thënë se edhe rendimentet e fundit të Italisë dhe Spanjës, ishin totalisht jashtë shënjestrës së pritur.
” Jo nuk mendoj se kjo do të ndodh,”- ka thënë Juncker për një të përditshme austriake, kur u pyet nëse Greqia do ta lërë Eurozonën.
“Nuk do të ndodh. Nëse Greqia refuzon konsolidimin e buxhetit dhe reformat strukturore, vetëm atëherë do të mund të merrnim në konsidertatë këtë pyetje. Por unë besoj se Greqia do të përpiqet të dyfishoj përpjekjet e saj për të arritur qëllimet e vendosura, kështu që nuk ka asnjë arsye se ky skenar do të realizohet”, – tha Juncker për të përditshmen lokale.
Juncker do të takojë kryeministrin grek të mërkurën në kryeqytetin grek, ndërkohë që mediat raportojnë se Athina do të kërkojë sërish më shumë kohë për të implementuar shkurtimet e kërkuara.
Samaras pritet gjithashtu të takojë kancelaren gjremane Angela Merkel të premten, përpara se ai të udhëtojë për në Paris për të takuar presidentin Francois Hollande, ditën në vijim. Këto të dy Merkel dhe Hollande do të takohen në erlin të enjten.
Greqia e cila tashmë ka vënë në zbatim shkurtime buxhetore të thella dhe jo të mbështetura nga populli, ka nevojë të gjejë edhe një shumë tjetër prej 11.5 miliard eurosh që ta kursejë në vitet e ardhshme 2013-2014, si një kusht ky për të marrë fondin e rradhës nga BE-ja në mënyrë që t`i kthejë sërish fyrmarrjen ekonomisë së saj.
” Një dalje e Greqisë nga zona euro nuk është pjesë e hipotezës sime të punës. Është e vërtet se unë kam deklaruar se një dalje do të ishte e menaxhueshme, që nënkuptoj se kjo mund të menaxhohej teknikisht, por ama politikisht kjo do të ishte e papraktikueshme”, – deklaroi ai.
” Risqet janë të panumërta, nuk ka kuptim të bëjmë publikun të fantazojë për skenare të daljes nga zona euro”, – theksoi më tej ai.
Një shqetësim akoma më i madh tani dhe shumë të dhimbshme madje për Eurozonën, janë normat e larta të huamarrjes në tregjet e Spanjës dhe Italisë, që do të çojë që edhe këto vende të kërkojnë ndihmën e bashkimit Europian.
Matilda Alku/IDEA