E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët vijnë më shumë këtë vit

 Të dhënat bëhen të ditura nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Kukës, ku bëhet me dije se vetëm në dhjetë ditët e parë të muajit gusht, në Shqipëri kanë hyrë 187 mijë shtetas.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ky numër është42 mijë persona më shumë. Ndërkohë, në muajin Korrik kanë hyrë nga Kosova më shumë se 418 mijë shtetas, 28 mijë shtetas më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç kalimit të turistëve, nga ana tjetër është bërë e mundur edhe ndalimi i shumë shtetasve të shpallur në kërkim. Me anë të sistemit TIMS, janë arrestuar 143 persona, teksa vitin e kaluar janë ndaluar 86 të tillë. /Start/

                                                                                             2012-08-18 10:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›