23 maj, Dita Vullnetare e Alpha Bank
Në kuadrin e politikës për Përgjegjësinë Sociale të Biznesit të Alpha Bank, dhe për të kultivuar dhe promovuar ndjeshmërinë në lidhje me çështjet sociale të mjedisit tek të gjithë punonjësit e grupit, data 23 maj është shpallur si “Dita vullnetare e Alpha Bank”. Grupe vullnetare të Alpha Bank, ku përfshihen punonjës dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, patën mundësinë të marrin pjesë në aksione për mjedisin në Greqi, Qipro, Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari dhe IRJM. Në mënyrë specifike në Shqipëri, punonjësit e të gjitha degëve të Alpha Bank – Albania pastruan rrugët pranë degëve të tyre, ndërkohë që disa degë të zonave bregdetare pastruan plazhet më të afërta. Ky aktivitet u prit shumë ngrohtë nga punonjësit e Alpha Bank dhe në shumë raste banorë të zonave përreth u bënë pjesë e këtyre grupeve dhe ofruan ndihmën e tyre. Rreth 1.639 vullnetarë të Alpha Bank morën pjesë në këtë projekt në Greqi dhe në vendet e tjera të rajonit. Alpha Bank – Albania ka falënderuar të gjithë punonjësit e saj dhe familjarët e tyre për kontributin e dhënë. Pjesëmarrja aktive dhe sensibilizimi në aksione të tilla reflekton përgjegjshmëri sociale të grupit dhe promovon përpjekjen dhe bashkëpunim në grup.