Tiranë, zjarr në një pallat në Kombinat, s`ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e dytë të një pallati në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë vënë nën kontroll flakët e zjarrit.
Mësohet se s`ka të lënduar në banesë përveçse dëmeve materiale.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndi elektrike dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.