E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon raundi i tretë për Presidentin, raundi katërt të hënën

Tiranë- Pas dështimit të dy raundeve të para për të zgjedhur përmes konsensusit kreun e ri të shtetit, ka dështuar edhe raundi i tretë.

Kuvendi vendosi dje që raundi i tretë  të zhvillohej sot, por në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve nuk ka patur asnjë kandidat.

Më pas Komisioni e çoi raportin në Kuvend, por edhe pse nuk ka patur një kandidat seanca është zhvilluar, ku deputetë kanë marrë fjalën.
I pari që foli ishte kreu i grupit parlamentar socialist, Gramos Ruçi i cili ka fajsuar kryeministrin si personi që po pengon negociatat për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Ja ku jemi këtu ku jemi dëshmitarë për një dështim të tretë, ky nuk është dështim i ynë as, i Parlamentit, ky dështim në vlerësimin tonë është mazhoranca dhe përgjegjësia është e kreut të mazhorancës zotit Berisha. Them tuajin pasi as predikuat dhe as më pak të provonit për të arritur në një zgjidhje konsensuale. Kur them nuk është dështim i opozitës e them pasi opozita për 1 muaj e deri te tavolina me liderin e opozitës ju afroi dakortësinë, ju kërkoi konsensus. Dhe kur them, se ë shtë dështim personal i juaji zoti Berisha, e them se ju dhe jo nga deputetë të nderuar të mazhorancës. E di se ka mes tyre se e duan, edhe e mendojnë se duhet ky proces. Një hap e ndante shqip nga garancia për marrjen për të tretën herë e statusit kandidat. Kur them e ka fajin zoti Berisha, kam parasysh se nuk bëtë asnjë përpjekje dhe nuk shpalosët përgjegjsi për të zbatuar Kushtetutën që shqiptarët nuk ta kanë dhënë këtë mundësi me votën e tyre. Zoti kryeministër ose sdo ta kuptosh ose nuk e kupton, nga ky proces konsensual vendi do kishte më tepër qetësi. Vendi do të kishte shpresë për mosrefuzimin e ftesës për herë të tretë nga BE- tha Ruçi.

Më tej Ruçi ka then se opozita është treguar e gatshme për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por mazhoranca e ka refuzuar. Sipas tij oferta u bë 40 ditë para votimit, edhe në tryezën mes Ramës dhe Berishës.
Pas tij fjalën e mori kryeministri Berisha i cili ka thënë se fajin nuk e ka qeveria që ai drejton, por mazhoranca është treguar e gatshme për konsensus dhe PS nuk ka dashur. Sipas tij PD- ja zbaton marrëveshjen me LSI- në, dhe sipas kësaj marrëveshje Presidenti do të propozohet me konsensus mes tyre.

Dogma dhe mashtrime janë shinat në të cilat lëviz opozita dhe mbetet e gozhduar në to. Katër javë më parë kryetrai i PS nëpërmjet 3 zëdhënësve të tij, njërin e ka para sysh, në fakt është më i keqpërdorur. Në përputhje me një marrëveshje të 2 shtatorit 2009 me LSI- në, e cila artikulon se presidenti do zgjidhet me konsensusin e dy partive, në nisëm konsensusin e zgjedhjes së presidentit duke mosshqipëruar një emër të vetëm, por për të përcaktuar fushat dhe rrugën që do të ndiqni. Për PD- në marrëveshja e firmosur me LSI- në që çdo hap të bëhet në ujdi me këtë forca politike, menjëherë sapo u arrit jjë dakortësi, hapi ishte ftesa që ju bë zotit Ruç nga zoti Patozi dhe Spaho për tu takuar- tha Berisha.

Takimi i sotëm në kuvend është shoqëruar me debate të forta mes Berishës dhe deputetëve të opozitës, pasi kryeministri këmbëngul në propozimin e tij, ku sipas të cilit Zaganjori është një kandidat jopolitik.

Pa mbyllje së seancës në nj7 prononcim për me diat kreytarja Topalli u shpreh se seanca e radhës do të zhvillohet të hënën, datë kjo e vendosur nga Komisioni Parlamentar.

Kliti Topalli/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›