E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët, plotësimi i Formularit A2 bëhet online

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) bën të ditur se maturantët do të kenë mundësi që ta printojnë formularin, të ushtrohen për plotësimin e tij, por varianti i vlefshëm do të jetë vetëm ai që do të plotësohet on-line. 

Për realizimin e këtij procesi, agjencia u ka dërguar një udhëzim dhe kërkesë drejtorive arsimore për nevojat logjistike që kanë. AKP- ka udhëzuar që të vihet në dispozicion një laborator i posaçëm që do të përdoret për aplikimin on-line të formularit A2. Udhëzimi për plotësimin e formularit A2 pritet të publikohet në fund të muajit qershor. /Start/

                                                                                             2012-06-07 16:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›