E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Oplimpike, Topi: Leksion për brezin e ri

Tiranë- Nisja e Lojrave Olimpike Speciale 2012 është përshëndetur edhe nga President ii Republikës Bamir Topi.
Ky aktivitet realizohet nga personat me aftësi të kufizuara, dhe Topi ka dhënë mbështetjen e tij për integrimin e tyre në aktivitete të dryshmë sociale dhe sportive.

Në fjalën e tij kreu i shtetit u shpreh se kjo nismë është një leksion për shoqërinë, pasi tregon se jeta nuk mund të të izolojë.

Ju më shumë se kushdo tjetër keni kuptuar që jeta ka demensione më të gjera. Edhe pse njeriu ndodhet në vështirësi, duhet ta kompesoj me aktivite fizike, mendore dhe shoqërore dhe kjo është arsye që ju jeni në qendër të vëmendjes për t`i dhënë një leksion shumë të bukur shoqërisë se askush nuk duhet të izolohet sepse jeta ofron shumë mundësi. Me rëndëi është që të marrësh pjesë sepse të marrësh pjesë është të përballosh jetën dhe të japësh një leksion të mirë sidomos për brezin e ri- tha Topi.

Flaka olimpike u ndez në orën 10:20 në selinë e Presidencës dhe do të dërgohet në Universitetin e Sporteve, pasi aty do të zhvillohen një sërë sportesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›