E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një pyll me pisha në Vaqarr

Një zjarr i madh ka përfshirë një pyll me pisha në Vaqarr të Tiranës.  Zjarri i rënë mesditën e sotme ka shkrumbuar dhe djegur dhjetra hektarë tokë, ndërsa ende nuk janë sqaruar shkaqet e kesaj ngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po merren me vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ndërkaq nga ana e punonjësve të zjarrfikësve theksohet se për shkak të terrenit mjaftë të vështirë, vështirësohet dhe puna për kontrollin e flakëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›