Aksident me makinë, 5 të plagosur
Pesë persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur ne segmentin rrugor Ura e Dajlanit, Plepa, ndërsa makina e drejtuar nga 27-vjeçari Eugert Tako, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një shtyllë.
Nga kjo përpasje kanë marrë dëmtime jo vetëm drejtuesi i automjetit por dhe pasagjerët e tij.
Bëhet fjalë për shtetasit A. Agolli, 25- vjeç, V. Tako, 27 -vjeç, D. Gaboci, 29- vjeç dhe P.Tahiri, 24- vjeç, të gjithë banues në Lushnje.
Të aksidentuarit menjëherë janë transportuar për në Spitalin Rajonal Durrës, për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Sapo janë sinjalizuar për këtë aksident, në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, ndërsa kanë nisur hetimet paraprake.