415 te zhdukur ne dy dekada

E merkure 18 Janar 2012 1736
POLICIA TIRANEPergjate 20 viteve te fundit ne Shqiperi rezultojne zyrtarisht te humbur apo te larguar nga shtepia 415 persona per te cilet policia shqiptare ka shpallur kerkimin kombetar dhe nderkombetar. Shefi i sektorit per hetimin e krimeve kunder jetes ne Policine e Shtetit Dritan Dorda shpjegon per here te pare per Vizion Plus te gjitha procedurat qe ndiqen per shpalljen te zhdukur apo te humbur nje person.
Zyrtari i policise shpjegon se rastet me tipike jane largimet ne emigracion ndersa numrin me te madh te te humburve e mban Tirana. Ne morine e shumte te zhdukjeve nder vite spikasin gjashte ngjarje te cilat nuk jane zbardhur pavaresisht kerkimeve te shumta dhe interesimit te familjareve. E tille eshte zhdukja ne 21 tetor te vitit 1995 e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Rrembimi dhe me pas zhdukja ne 8 qershor 1998 e kreut te shoqates se biznesmeneve Koco Dado. Rrembimi ne 3 dhjetor 2002 ne Kukes i myftiut te Gostivarit Irfan Drizi. Zhdukja ne 16 dhjetor 2004 te 39-vjecarjes Irena Seli. Ne 24 mars -2010 listes se te humburve i shtohet Eduard Belegu ish-keshilltari i ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Rasti me i fundit i takon vajzes 6 vjecare nga Kukesi Bleona Mata per fatin e te ciles nuk dihet gje qe nga 22 maji i vitit 2010. Ne lidhje me kete rast shefi i sektorit per hetimin e krimeve thote se vazhdojne kerkimet ndersa ne te dhenat e policise ajo figuron si e larguar nga shtepia.
Shiko kroniken video ShareTweet
Shiko kroniken video ShareTweet