E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim për vjedhje

Një person është arrestuar ndërsa 2 të tjerë nga shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në kryeqytet.

Sipas policisë, në kuadër  të operacionit policor “Korriku II “, në bashkëpunim me Komisariatet 1, 2, 3  dhe 4 në Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Zybi Duro, 28 vjec, lindur ne Vlore dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Erind Mahmut Kodra, 23 vjec, dhe Arsen Hekuran Qose, 28 vjec.

Policia thekson se këta persona dyshohet se janë autor të një sërë vjedhjesh me thyerje të banesave të kryera në zona të ndryshme në Kryeqytet.

Në cilësinë e proves materiale policia ka sekuestruar një mjet tip “Audi Q7″, një mekanizëm çeliku për hapjen e dyerve të banesës, disa kacavida, si dhe dorashka dore, një gjenerator të vjedhur  si dhe  materiale të tjera elektronike.

Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Ndërkohë,nga Komisariati i Policisë Nr.1 në Tiranë është bërë e mundur arrestimi në flagrance i shtetasit  Helian Sami Shtepani  22 vjec, lindur dhe banues ne Tirane.

Arrestimi i tij u krye sepse në rrugën “Beqir Luga” për  motive të çastit, ka dhunuar duke i goditur me mjete prerëse familjaret e tij (xhaxhain dhe hallën ) të cilët jetojnë në një apartament.

Këta shtetas kanë urdhër mbrojtje dhe kanë shpjeguar se janë dhunuar sistematikisht nga 22-vjeçari Shtepani pasi ky i fundit pretendon pronësinë e banesës ku ata jetojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›