E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankimimet per zgjedhjet parlamentare te 23 qershor

Një muaj pas zgjedhjeve te 23 qershorit kanë mbetur dy ankimime ne gjykate per procesin dhe paradoksalisht, njeri prej tyre i perket fituesve. Partia Socialiste kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Lezhë dhe ripërsëritjen e garës per te gjithe qarkun. Duke marre si prova parregullësitë në 6 qendra votimi në Mamurras, socialistet presin përgjigjen e Kolegjit Zgjedhor për këtë ceshtje. 
Së dyti, Partia Demokratike kërkon nga Kolegji të vendosë rinumërimin e 10 kutive të votimit në Qarkun Lezhë, tabelat e rezultateve të së cilave kanë pasur manipulime. Po ashtu, demokratët kërkojnë që Kolegji të miratojë tabelat e rezultateve të dala nga rinumërimi i 248 kutive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Të dy kërkesat do të shqyrtohen ditën e merkure më datë 31 korrik.
Këto vendime të kolegjit do t’i jepnin fund edhe procesit te ankimimeve per 23 qershorin, qe duket se ishte dhe procesi me vleresimet me te mira te dhena ndonjehere per vendin tone. 
Pas miratimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike kanë ushtruar të drejtën e kërkesave ankimore fillimisht pranë këtij institucioni, ashtu siç e përcakton ligji. Komisionerët kanë marrë në shqytrim 41 ankimime nga subjektet politike, të cilat kanë kundërshtuar rezultatet e miratuara nga KQZ. Momentet kryesore gjatë shqyrtimit të kërkesave kanë qenë rinumërimi i votave për të gjitha qendrat e votimit në qarqet Lezhë dhe Shkodër. Proces i cili për KQZ-në dhe partitë e koalicionit të djathtë ka qenë i bazuar tërësisht në ligj, ndërkohë që për të majtët, vendimmarrja për këtë procedurë ishte në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›