E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Vasjari dhe Mentor Nazarko per qeverine Rama

Në një analizë që i bëjnë strukturës qeverisëse të prezantuar nga kryesocialisti Rama, Arjan Vasjari dhe Mentor Nazarko nënvizojnë mungesën e një dikasteri për emigracionin. Ata janë gjithashtu dakord që rritja e numrit të dikastereve nuk do të thotë automatikisht edhe rritje e shpenzimeve.

Një ministri, ia kishim borxh emigrantëve. Arjan Vasjari dhe Mentor Nazarko bie dakord për këtë, në gjykimet mbi strukturën qeverisëse të prezantuar nga Rama.
Nga këndvështrimi i Vasjarit, kryesocialisti e nis punën me një premtim të pambajtur.

Edhe për Mentor Nazarkon qeveria Rama duhej të shfaqte më shumë vëmendje ndaj atyre që mbajnë gjallë ekonominë shqiptare. 

Arjan Vasjari kritikon dikasteret pa portofol, që i sheh më shumë si ministri qokash. 
Ndërsa Nazarko, më shumë se te ndarja konkrete, vë theksin te nevoja e koordinimit të dikastereve. 
Të dy janë të bindur që Ilir Meta ka pasur një rol të rëndësishëm në strukturën qeverisëse të Ramës. Vasjari dhe Nazarko gjykojnë gjithashtu se aritmetika e numrit të dikastereve nuk është tregues i cilësisë apo sasisë së shpenzimeve të administratës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›