Tirane zjarr ne nje shtepi dy katershe ska te lenduar

Bie zjarr në një shtëpi dykatëshe në kryeqytet, por ndërhyrja e zjarrfikësve izolon flakët. Zjarri i rënë në një shtëpi dy-katëshe te Rruga e Kavajës, ka alarmuar të gjithë banorët e kësaj zone të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmi bëhet i ditur për ABC News nga drejtori i zjarrfikësve, Dilaver Laçi. Sipas Laçit për fat të mirë, prej flakëve nuk është shënuar asnjë i lënduar.
Forcat zjarrfikëse me automjete të tyre kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë që grupi hetimor i policisë, po përpiqet të zbulojë shkakun i cili ka krijuar edhe zjarrin në fjalë.