E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni Listat per zgjedhjet ne cilesi e standard te larte

Ministria e Brendshme ka arritur të përpilojë listat për zgjedhjet e 8 Majit brenda standarde të kërkuara. Zëvendësministër i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Brendshme, foli për listat zgjedhore të “8 Majit”, duke i cilësuar se janë të një cilësie dhe të një standardi mjaftë të lartë.

Zv.ministri Poni deklaroi për median se nga listat e publikuara nga data 5 prill janë 3.164. 859 zgjedhës ndërsa janë hequr 20 mijë emra nga listat paraprake, kjo duke iu referuar dhe 4.832 qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Poni theksoi se janë 4 komuna të cilat nuk kanë dorëzuar listat. Listat do të publikohen dhe në internet në 3 faqe zyrtare, në faqen e Ministrisë së Brendshme, KQZ-së dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›