E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan vdes mbledhesi i skrapit

Gjendet i vdekur i mbuluar me blloqe betoni e gurë 21 vjeçari Hamit Veshnja. Ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të Elbasanit në afërsi të një pike të grumbullimi skrapi.

Trupi i pajetë është gjendur në orët e para të së shtunës nga kalimtarë të rastësishëm. I ndjeri rezulton se ishte mbledhës skrapi dhe ka shkuar për ta shitur në një nga pikat aty pranë, por ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së murit rrethues të pikës së grumbullimit të hekurishteve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ekspertët të cilët e kanë klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›