E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ofron bursa e mastera për shqiptarët, ja kushtet

TIRANE-  Ministria e Jashtme italiane u ofron 111 muaj bursa studimi për vitin akademik 2011-2012 (në total 620 në muaj). Këto bursa mund të përdoren pranë Istitucioneve Universitare dhe Shkencore për të kryer aktivitetet që vijojnë: kërkime, kurse universitare dhe pas universitare (Doktoratura, Master dhe Specializimie- me përjashtim të lëndëve mjeksore), kurse të ndryshme (pranë Akademive, Konservatoreve, Shkollave Kombëtare të Kinematografisë) me kohëzgjatje prej 3, 6, 9, profesore ose 12 muaj, si dhe kurse të gjuhës dhe të kulturës italiane për profesorët e italishtes më kohëzgjatje 1, 2 ose 3 mujore. Procedura e regjistrimit për konkurimin për bursa studimi është tërësisht e informatizuar. Kandidati duhet të plotësojë formularin në faqen e internetit http://borseonline . esteri.it/ borseonline/it/index.asp të Ministrisë së Jashtme italiane, duke ju drejtuar nëse është e nevojshme ndihmës së Istitutit Italian të Kulturës. Afati i fundit i dorëzimit të formularit on line është 2 maji 2011. Formulari on line duhet të plotësohet me upload digital të pasaportës (mjafton faqja ku janë të dhënat anagrafe dhe fotografia e titullarit, si dhe data e skadencës së pasaportës.) Për më tepër klikoni në adresen: http://www. esteri. it/MAE/ opportunita/Stranieri/20110325_ BANDO_BORSE_11-12.pdf.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›