E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, hetimi vazhdon

Derisa te kete nje vendim te formes se prere nga gjykata, prokuroria do te vijoje hetimet per te dale sa me shpejt ne konkulizonet perfundimtare mbi dosjen “Rreshen-Kalimash”, aktualisht me tre ish-zyrtaret nen hetim, Armand Teliti, Andi Toma dhe Lejla Saraci.

Burime te Prokurorise se Pergjithshme permenden te drejten e ankimimit qe ka organi i akuzes per te rrezuar vendimin e gjykates se shkalles se pare, e cila shfuqizoi vendimin e prokurorit te ceshtjes qe kohe me pare shtyu afatin e hetimeve deri ne 6 dhjetor.

Perkunder vendimit gjyqesor per  mbylljen e hetimeve edhe kete te merkure grupi hetimor ka vijuar me veprimet proceduriale qe po i con ata drejt daljes me konkluzione paraprake.

Sipas Prokurorise se Pergjitshme, ende mbetet i pacaktuar statusi i ish-ministrit te Transporteve Lulezim Basha, aktualisht person nen hetim, pavaresisht se pak jave me pare, ashtu si edhe tre zyrtaret e pandehur edhe atij i eshte vene ne dispozicion nje kopje e aktekspertizes se kryer pergjate aksit Durres-Kukes.

Burimet u treguan te rezervuara te shpjegojne se cili do te jete fati i ish-ministrit te Transporteve ne kete dosje, pavaresisht se shtuan se mbyllja e hetimeve per kete dosje tashme eshte ceshtje oresh.

Procedimi penal per vepren penale te shperdorimit te detyres te kryer ne bashkepunim mes zyrtareve te Ministrise se Transporteve ne financimin e segmentit Rreshen-Kalimash u rregjistrua fillimisht ne prokurorine e Tiranes me 8 mars 2007.

Por ne nje kohe qe u moren si te pandehur tre zyrtaret Teliti, Toma dhe Saraci, prokuroret e Tiranes cmuan ta dergojne dosjen ne Prokurorine e Pergjithshme pas konkluzioneve te  arritura se ish-ministri i Transporteve, njekohesisht deputet, Lulezim Basha eshte pergjegjes per shkeljet e konstatuara.

Ne fakt, keto arsyetime u perdoren asokohe nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, ne kerkesen e tij per heqjen e imunitetit te Bashes, duke lene te hapur rrugen per hetimet nga Prokuroria e Pergjithshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›