E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,3 të arrestuar për falsifikim dokumentash

Seksioni Kundër Korrupsionit në drejtorinë e policisë së Tiranës pas një hetimi disa mujor me antë të operacionit të koduar "Porta e Mbyllur", arrestimin tre persona për falsifikim dokumentash. Sipas burimeve të policisë janë arrestuar shtetasit Nazmi Meta 38 vjeç, Naim Gjoshi 38 vjeç dhe Mariglen Nikaj 51 vjeç dhe gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë noteri Pandi Prifti dhe përkthyesja Shaniko Hadaj pasi në bashkëpunim me këta shtetas legalizonin dokumenta të cilat ishin të falsifikuara.

Këto shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë siguronin dokumenta të fallsfikuara si leje drejtimi, diploma, dëftesa, siguracione, kryesisht për persona që kërkonin të studionin jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët i përkthenin, i noterizonin në kundërshtim me aktet normative që normojnë punën e tyre, pranë zyrave të noterive në Tiranë, pa qene prezent personi si dhe duke noterizuar e legalizuar dokumente te ndryshme, kundrejt shumës së parave që varion nga 300 euro deri ne 1000 euro për një dokument.

Gjithashtu policia thekson se vazhdon intensivisht kryerja e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave të tjerë të implikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›