Falsifikonin dokumentezyrtare, nën hetim 1 noterdhe 4 persona të tjerë
TIRANE- Pesë persona, njëri prej tyre me profesion noter, janë marrë sot zyrtarisht nën hetim si të dyshuar për një sërë falsifikimesh të dokumenteve zyrtare në Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur sot se, forcat e seksionit Kundër Korrupsionit në Polici, në bashkëpunim me njësinë "Taks Forcë" në Prokurori, arrestuan në një operacion shtetasit: Nazmi Meta, 38 vjec, Naim Gjoshi, 38 vjec, i shoqëruar disa herë për falsifikime, Mariglen Nikaj, 51 vjec, i dënuar më parë për fallsifikim dokumentash, me akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "mashtrimit në bashkëpunim" dhe "fallsifikimit të dokumentave".
Ndërkohë që kanë nisur hetimet në gjëndje të lirë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" ndaj shtetasve Pandi Prifti, me profesion Noter në Tiranë dhe Shaniko Hadaj, 26 vjec, me profesion përkthyese e gjuhës Italiane.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohen se në bashkepunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë siguronin dokumenta të fallsfikuara si, leje drejtimi, diploma, dëftesa, siguracione, kryesisht për persona që kërkonin të studionin jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilat i përkthenin, i noterizonin në kundërshtim me aktet normative që normojnë punën e tyre, pranë zyrave të noterive në Tiranë, pa qene prezent personi si dhe duke noterizuar e legalizuar dokumente te ndryshme, kundrejt shumës së parave që varion nga 300 euro deri ne 1000 euro për një dokument.
Ky aktivitet i paligjshëm kryehej pranë Bllokut të Ambasadave dhe në zonën përreth ambasadës Italiane në Tiranë. Të dyshuarve iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale dokumente si, dëftesa të plotësuara, të noterizuara, leje drejtimi për persona të ndryshëm, formulare, siguracione, etj.
(e.n/BalkanWeb)