Rezoluta e PE, Meta:Hap pozitiv drejtliberalizimit të vizave
TIRANE- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vlerwsoi sot se "rezoluta e miratuar sot nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian konfirmon angazhimin e BE-së për Shqipërinë".
Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se Meta e konsideron rezolutën një hap pozitiv drejt liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Rezoluta njeh progresin e madh të bërë nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe konfirmon angazhimin e plotë të BE për Shqipërinë", u shpreh Meta.
Ai deklaroi edhe se ”tre nën-çështjet e mbetura do të përmbushen shumë shpejt dhe se qytetarët shqiptarë do të lëvizin në BE pa viza brenda vitit 2010”.
Nëpërmjet Rezolutës së sotme, Komisioni i Jashtëm i PE-së përshëndeti miratimin më 27 maj të propozimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Rezoluta i bën thirrje Komisionit Europian të verifikojë përmbushjen e çështjeve të mbetura dhe u kërkon faktorëve politikë që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, përfshirë dhe diskutimet për një ligj të ri zgjedhor, i cili do të garantojë transparencën e plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
(e.n/BalkanWeb)