E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet i shumëkërkuari për trafik droge

Policia e qarkut të Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një shumëkërkuari për trafik droge.

Burimet nga policia e Vlorës theksojnë se është arrestuar shtetasi Petrit Bulla 37 vjeç pasi ishte dënuar me 15 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike nga gjykata e Shkallës së parë të Gjenovës dhe më pas ka marrë masën "arrest me burg" edhe nga gjykata e Vlorës.

Arrestimi i tij u bë pas marrjes së informacionit nga policia se Bulla ishte thyer nga Greqia në rrugë ilegale dhe ai është arrestuar në momentin ndërsa po drekonte me disa miq të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›