E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,Burgaj takohet me efektivat e komisariateve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, ka zhvilluar një sëra takimesh me efektivat e Komisariateve të Policisë nr.1 dhe nr.4 dhe nr.6 të Drejtorisë së Qarkut Tiranë, si dhe me efektivat e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë.

Qëllimi i këtyre takimeve të nisura sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, është evidentimi i përparësive, objektivave, por dhe problemeve që duhen pasur parasysh në të ardhmen nga strukturat e komisariateve të policisë, në drejtim të luftës kundër krimit dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë.

Gjatë fjalës së tij, në komisariatet nr.1, nr.4 dhe nr.6 të Drejtorisë së Qarkut Tiranë, z. Burgaj vlerësoi efektivat për punën e mirë, përkushtimin e treguar dhe rezultatet e arritura për të siguruar rendin e qetësinë publike në territoret që ata mbulojnë.

Z. Burgaj kërkoi rritjen e mëtejshme të performancës policore "në mënyrë që ndryshimet e fundit të bëra në strukturat e Policisë së Shtetit të japin një impakt më të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe të ndryshohet njëherë e mirë imazhi i modelit të vjetër të efektivit të policisë"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›