Durrë/Ekzekutohet tregtari i makinave, 42-vjeçari u vra pranë banesës
Një breshëri automatiku i ka ndërprerë jetën një 42-vjeçar nga fshati Shënapremte të Durrësit.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së martës, kur persona të paidentifikuar zbrazën armën e zjarrit në pragun e banesën ndaj babait të 2 fëmijëve.
Viktima Ardian Ndue çela u qëllua në momentin kur po zbriste nga automjeti i tipit "Hummer", fare pranë banesës së tij.
I plagosur rëndë 42-vjeçari është nisur me urgjencë për në spitalin e Durrësit, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës.
Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, në kohë që grupi hetimor nisi hetimet për vrasjen.
Deri në orët e mesditës të së mërkurës, për ngjarjen policia shoqëroi 15 persona.
Burime nga policia e Durrësit thonë se të shoqëruarit janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen por, nuk japin detaje nëse mes tyre ka të dyshuar për vrasjen.
Mësohet se hetimet për zbardhjen e ngjarjes po zhvillohen në disa pista. Kështu ngjarja po hetohet mbi pistën e hakmarrjes, konfliktet për pronësinë, apo konflikteve të tjera. Megjithatë, ende nuk ka një pistë zyrtare.
Ekzekutimi i 42-vjeçarit çela është një tjetër ngjarje e rëndë e shënuar në rrethin e Durrësit në harkun e pak kohëve.
Pjesa më e madhe e ngjarjeve të tilla janë klasifikuar si vrasje për shkak të konflikteve të vjetra ose hakmarrjes.