Topalli pret Bosch, vlerëson rolin e OSBE-së në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim përfaqësuesin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosch, në përfundim të mandatin e tij në Tiranë.
Gjatë takimit, zonja Topalli vlerësoi punën dhe mbështetjen e OSBE-së në shumë reforma thelbësore të Shqipërisë.
Ajo e falënderoi ambasadorin Bosch edhe për kontributin e tij personal dhe rolin e tij në bashkëpunimin e frytshëm mes OSBE-së dhe institucioneve shqiptare, ndërsa i bëri urimet më të sinqerta për karrierën dhe familjen.
Ambasadori Bosch çmoi bashkëpunimin me qeverinë dhe parlamentin si shumë të hapur, konkret e me rezultate të qarta, ndërsa theksoi se do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Kjo edhe për faktin se misioni i tij i ardhshëm do të vijojë në Kosovë, kësaj radhe si ambasador i Holandës.
Ndaj edhe biseda më tej, u fokusua te Kosova dhe njohja e pavarësisë së saj. Kryetarja e Kuvendit tha se tashmë pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e rikonfirmoi këtë.