Kartat e identitetit, MPB:Të parët do të paisen qytetarët pa pashaporta

Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që prioritet t'u jepet qytetarëve që nuk jane të pajisur me pasaportë duke i paisur të parët me karta identiteti. Sipas ministrisë së brendshme për këtë kategori qytetarësh do të ketë sanksione nëse nuk pajisen me kartë identiteti brenda datës së caktuar. "Prioritet do të kenë personat që nuk kanë pasaportë. Qytetarët e kësaj kategorie duhet të pajisen me kartë deri me 15 prill. Ndaj personave që shkelin afatet do të ketë sanksione", ka deklaruar Ministria e Brendshme.