E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,hidhet nga kati i gjashtë,vdes në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak orësh në lagjen Komuna e Parisit në bllokun e pallateve 1 Maji në Tiranë. Sipas policisë shtetasi Leonardo Dardha 31 vjeç është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në të cilën ai banonte. Sipas informacioneve shkak i vetëvrasjes mund të jetë bërë depresioni pasi Dardha kishte tentuar dhe herë të tjera të vetëhelmohej. Mësohet që 31 vjeçari ishte kthyer nga varrezat ku kishte qënë te varri i së ëmës dhe më pas ishte hedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Ai është dërguar menjëhërë në spitalin ushtarak por nuk ka mundur të jetojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›