E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,nisin punimet për sistemimin e rreth-rrotullimit të doganës

Për të shmangur këtë trafik bashkia e Tiranës fillon punimet për zgjerimin dhe sistemin e rreth-rrotullimit të doganës.Nga dita e sotme mjetet e bashkisë kanë filluar punimet për zgjerimin që do ri bëhët korsive të rrugës në anën e djathtë të tyre.

Gjithashtu në risistemim përfshihet edhe trotuaret të cilët do ti japin një zgjidhje edhe lëvizjes së këmbësorëve,që jo pak herë kanë rrezikuar jetën në këtë nyjë tepër të ngarkuar më trafik në Tiranë. Ndërsa ngushtimi i rrethit do të fillojë në ditët në vazhdim, ku do të ndërhyhet në mënyrë të tillë që kjo mos të pengojë qarkullimin e automjeteve.

Shumica e punimeve do të kryhen gjatë natës, në mënyrë që mos të krijohen probleme në qarkullim, për këtë do të ketë një bashkëpunim midis policës bashkiake dhe asaj rrugore. Synimi i bashkisë është që me këtë ndërhyrje të lehtësojë trafikun, uljen e kostos së transportit, uljen e ndotjes dhe mbi të gjitha të vendosë rregull në këtë rreth-rrotullim i cili është kthyer në një mankth për këdo që hyn në Tiranë më makinë.

Afati për përfundimin e punimeve është 45 ditë, ndërsa kjo është një zgjidhje afatshkurtër dhe imediate e bashkisë. Në këtë nyje llogaritet të lëvizin rreth 25 mijë makina në ditë. Ndërsa zgjidhja përfundimtare mendohet të jëtë një kryqëzim në disnivel,i cili do sjellë edhe frymarrje në këtë kryqëzim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›