E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,pranga 2 personave,tregëtonin mallra kontrabandë

Strukturat e hetimit të krimit të sektorit kundër krimit finaciar në Policinë e Tiranës, në operacionin e koduar 'Parfumi pa aromë" kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Fuat Laraku, 34 vjeç dhe Jetmir Muça, 27 vjeç dhe janë ndjekur në hetim të lirë 3 të tjerë dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallra kondrabandë parfumerie. Arrestimi i tyre u krye pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në parfumerinë dhe në një magazinë që shërbente për të mbajtur mallin në vendin e quajtur Tregu Industrial në rrugën 5 Maji, si dhe gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale afro 1200 koli të parfumeve të firmave të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›