E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, prishet parkingu i Tajvanit, përplasje mes bashkiakëve dhe firmës

TIRANE-Një aksion i policisë bashkiake në Tiranë për lirimin e hapësirave publike pranë kompleksit Tajvan tek Parku Rinia ka shkaktuar sot përplasje mes tyre dhe administratorëve të shoqerise, "Tajvan sh.p.k".

Bëhe fjalë për një parking privat pranë kompleksit privat, që policia bashkiake prentendon se është ndërtuar pa leje dhe ka zaptuar hapësirën publike të qytetarëve.
Administratorët e firmës së parkingut kanë kundërshtuar këtë aksion duke pretenduar se kanë dokumentacion të rregullt për parkingun.
Konflikti verbal mes policisë bashkiake dhe administratorëve të firmës ka ndodhur sot paradite kur u tentua shkulja e disa pemëve të mbjella në parking dhe gardhit rrethues.
Më pas 15 policë bashkiake vijuan normalisht aksionin për lirimin e hapësirës publike në Parkun Rinia në kryeqytet.

Kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha bëri të ditur për mediat se aksioni do të vijojë në gjithë Tiranën.
“Ne do vazhdojme me vrull për t’i rikthyer Tiranës cdo hapësirë të gjelbër që kanë uzurpuar këto prona”.
Sipas tij, ndaj shoqërisë "Tajvan sh.p.k", do të ushtrohet dhe një kontroll tjetër, pasi nga një leje ndërtimi për një kat, godina është ndërtuar me dy kate.
“Ne po ushtrojmë dhe një kontroll në ndërtesë, ndërkohë që i është dhënë leja për 1 kat, është 2 katësh. Kjo pronë është uzurpuar në mënyrë të paligjshme”.

Ndërkohë Policia Bashkiake do të bëjë një kallzim penal për adminsitratorët e firmës së parkingut për fyerje për shkak të detyrës ndaj efektivëve të policisë bashkiake.
Mesohet se me përfundim te ndërhyrjes së Policisë Bashkiake në zonën e Parkut Rinia, do të nisë projekti për gjelbërimin e saj. Policia Bashkiake pretendon se ka liruar siperfaqen prej 1 mijë metër katror e përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga shoqëria "Tajvan sh.p.k".

Nesër Policia Bashkiake do të ndërhyjë në zonën pranë Pallatit të Kulturës, vend ku hapësira e gjelbër është kthyer gjtihashtu në parking.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, prishet parkingu tek Tajvani, përplasje mes bashkiakëve dhe firmës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›