E Diel, 1 Nëntor 2026

Censusi, Kushtetuesja rrëzon dispozitat për kombësinë

TIRANË- Gjykata Kushtetuese 6 vota pro dhe 2 vota kundër ka rrëzuar sot dispoziën që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin gjendjes civile.

Duke e cilësuar ligjin si antiligjor, Kushtetuesja ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit kombësi.

Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 e 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të termit ‘kombësia’ të përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, të termit “kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve”, të përcaktuar në nenin 42/2 germa “e” të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, si dhe të nenit 58 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”.

Sipas padisë së bërë tre gjykatat argumentonin se kjo pjesë e ligjit cënon rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera AK: Kushtetuesja shfuqizoi dispozitat për kombësinë, qeveria të tërhiqet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›