Tiranë,vetëvritet 27 vjeçarja,arrestohet bashkëshorti

Ditën e djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë të Tiranës arrestuan shtetasin Besnik Iliaz Hasa, 44 vjeç, lindur në Kukës dhe banues Bathore Tiranë,për veprën penale të vjedhjes. Ndalimi i tij u krye pasi rezulton se është autor i dyshuar i shkaktimit të vetvrasjes së bashkëshortes së tij, shtetases Elisabeta Skënder Hasa, 27 vjeçe, e cila rreth orës 02.00 të ditës së djeshme, ka varur veten me një shall në dritaren e banesës së saj. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimor, ndërkohë që materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Hasa i kaluan Prokurorisë së Rrethit, si autor i konsumimit të veprës penale të shkaktimit të vetvrasjes.