E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tonin Vocaj,kreu i policisë së Tiranës

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka emëruar ditën e sotme Tonin Vocaj në postin e drejtorit të policisë së Tiranës, duke zëvendësuar të komanduarin Hamdi Fiorja. Vocaj është një ndër ekspertet policorë në fushën e krimeve të rënda, drejtonte për shumë kohë postin e Drejtorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, post ky që është marrë në drejtim nga Nikolin Bala, drejtor i policisë së Shkodrës. Ndërkohë edhe ne disa komisarite të tjera të vendit ka patur ndërrim drejtuesish

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›