Ilir Rusmali: Komisioni hetimor nuk prish vendimet e gjykatave për zgjedhjet

Deputeti demokrat sqaron për mediat se amendamentet për Shqipërinë të miratuara nga KiE nuk duhet të keqinterpretohen nga Edi Rama apo çdo politikan tjetër, pasi aty thuhet qartë që komisioni hetimor nuk duhet të cenojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të sanksionuara për komisionet hetimore parlamentare. Pra, objekt të limituar dhe jo hetim të vendimeve të gjykatave, është kufiri i hetimit të komisionit parlamentar I sapo kthyer nga punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuesi i delegacionit shqiptar, Ilir Rusmali sqaroi sot gjatë një konference për shtyp rekomandimet e dy raporterëve Wilshare dhe Lassko, miratuar në rezolutën për situatën politike në Shqipëri. Rusmali u shpreh se ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet nuk do të cenojë vendimet e gjykatave, që do të thotë se në asnjë pikë të amendamenteve nuk parashikohet hapja e kutive të 28 qershorit. “Në emër të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dëshiroj në këtë konferencë shtypi të shpreh jo vetëm vlerësimin por dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të këtij delegacioni, për rezolutën më të fundit të miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me funksionin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Kjo rezolutë është një dokument shumë i rëndësishëm dhe një kontribut shumë i çmuar, për demokracinë në vendin tonë. Si i tillë duhet parë dhe duhet vlerësuar nga klasa politike shqiptare, sepse jep disa mesazhe shume të rëndësishme për themelet e shtetit të demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri. Si delegacion shqiptar ne patëm mundësi që të japim një kontribut të çmuar në forcimin e mesazhit të kësaj rezolute nëpërmjet një numri të rëndësishëm përmirësimesh që propozuam dhe na u mbështetën në Asamblenë Parlamentare. Kësaj rezolute tekst draft-rezolute është gjatë diskutimit dhe shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare ju bënë dhe shtatë nene përmirësime të ndjeshme, përmirësime të cilat për shembull theksojnë fort që Shqipëria pavarësisht bojkotit, nuk ka krizë të institucioneve, theksojmë fort që nuk ka bllokim të proceseve tona integruese. Pastaj theksojmë fort dhe mesazhet e tjera të rëndësishme anti bojkot dhe por dialogut”, u shpreh deputeti Ilir Rusmali.Ai theksoi se amendamenti me numër 5 që lidhet me nenin 7 të rezolutës, i cili largon çdo lloj mundësie për keqpërdorim të mesazheve që na vinë nga komuniteti ndërkombëtar, sepse ky amendament dhe ky nen i rezolutës i thotë politikës në Shqipëri respektoni shtetin ligjor, respektoni rregullat e lojës, respektoni kushtetutën, kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës kushtetuese sa here do te kërkoni nëpërmjet lëvizjeve tuaja politike, psh. Komisione hetimore apo lëvizje të tjera të ngjashme. “Komision hetimor për zgjedhjet në Shqipëri do të thotë në mënyrë përfundimtare komision që respekton kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Këtë mesazh ka dhënë asambleja parlamentare e Këshillit të Europës nëpërmjet rezolutës së vet dhe ky mesazh është shumë i rëndësishëm. është shumë e rëndësishme që ju të keni në vëmendje faktin që ky amendament pati një mbështetje të madhe, veçanërisht të fortë nga asambleja parlamentare, gjatë shqyrtimit dhe debatit që ju bë kësaj rezolute. Përtej kësaj unë do të doja me këtë rast të tërhiqja pak vëmendjen tuaj edhe për debatin që u zhvillua ne asamble, sepse dhe debati pati mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme, në debatin në asamble kryetaret e grupeve parlamentare tët të gjithë spektrit politik europian patën të përbashkët një fjali të rëndësishme, fjali kundër bojkotit të parlamentit, e cila ka ardhur në të gjitha deklarimet e diskutantëve që janë shprehur atje, por edhe një gjë më shumë nga asnjë nga diskutantët ose ndryshe nga të gjithë diskutantët u pohua fort fakti që nuk mund të ketë dyshime për faktin se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme”- deklaroi Ilir Rusmali....