Tirani si turist

Aladeen është lider i një kombi nga shkretëtira, një diktator monumental që nuk di të ndalet në qejfet e tij, ndoshta është një film vizatimor i ekzagjeruar që paraqet diktatorin e fuqishëm të Libisë, Muammar el-Qaddafi, apo atë të Irakut, Saddam Hussein, mirëpo i ndërtuar me një mënyrë më interesante dhe më strategjike.
E aktori Sacha Baron Cohen vjen me këtë karakter pas suksesit të jashtëzakonshëm të ‘Borat’, një tjetër komedi të pakrahasueshme.
Diktatori më famëkeq i ditëve tona, shkon në Nju-Jork dhe pas një sërë ngjarjesh, do të humbasë pushtetin, por edhe mjekrën, pa të cilën nuk e njeh askush. Këtu fillon edhe makthi i tij më i madh... përjetimi i ‘Ëndrrës Amerikane’...
“Nuk jam arab”, thotë ai në një pikë dhe ky është filmi “The Dictator” me regji të Larry Charles, që në mënyrë të kujdesshme i shmanget referencave të përkeqësimit me botën islame. Është ky një masë paraprake e mjaftueshme që ta mbrojë filmin nga ndonjë fyerje? Ndoshta jo. Mirëpo, është film i mjaftueshëm që në tavolinë të shohim një komedi që nuk e fyen askënd.
Asgjë në të nuk ka të tepruar. Filmi ka një humor interesant. Një grotesk interesant i një të famshmi që prezanton një film artistik për një njeri që pak e njeh botën perëndimore. Baron Cohen është një aktor i përkryer për këtë gjë, që njihet kohë të gjatë për gjëra të këtilla dhe një kameleon i këtyre gjërave.
Ai është po ashtu edhe argëtues.
Në film ka edhe satirë politike për ngjarjet e 11 Shtatorit, por edhe për mbështetjen dhe forcimin e interesave të dashurisë që bëjnë që të humbet ajo armiqësi e krijuar më parë.
Për dallim nga karakteret e tij të mëparshëm si Bruno, Borat dhe Ali G, admirali Aladeen nuk është krijuar për të qenë budalla por është një karakter më origjinal që paraqet shumë mirë një diktator dhe forcën e tij për t’u kundërvënë nga të gjitha vlerat. Filmi do të shfaqet në DigiGold.
------------
The Dictator
Regjia: Larry Charles; skenari: Sacha Baron Cohen, Alec Berg, David Mandel dhe Jeff Schaffer; drejtor i fotografisë: Lawrence Sher; montazha: Greg Hayden dhe Eric Kissack; muzika: Erran Baron Cohen; dizajner: Victor Kempster; kostumet: Jeffrey Kurland; producentë: Sacha Baron Cohen, Berg, Mandel, Schaffer, Todd Schulman, Anthony Hines dhe Scott Rudin; distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 23 minuta.
Aktorë: Sacha Baron Cohen (Admiral General Aladeen), Anna Faris (Zoey), Ben Kingsley (Tamir), Jason Mantzoukas (Nadal), Fred Armisen (Kamarieri) dhe John C. Reilly (agjenti amerikan).