E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistët me ‘kilometrazh zero’

Janë zhvilluar shtatë xhiro në Serie A, por plot 108 futbollistë ende nuk kanë bërë asnjë paraqitje. Nga 20 skuadrat që përbëjnë kategorinë elite të futbollit italian, Genoa shfrytëzon maksimalisht lojtarët që i ka në dispozicion. Kurse, Siena, Parma e Pescara nuk bëjnë ndryshime. Mosaktivizimi bëhet për arsye të ndryshme. Ka edhe të atillë si sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i cili qëndron në shtëpi, kurse ka pagë prej 3 milionë eurosh në vit.

Kanë kaluar shtatë ndeshje të stinorit të ri në Serie A, por pauza e ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të fushatës kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 ofron mundësi ideale për nxjerrjen e bilanceve të para.

Në mediet italiane është publikuar regjistri i futbollistëve nga secila prej 20 skuadrave të Serisë A që nuk kanë shkelur ende fushën e lojës në këtë stinorit të ri. Por, ‘rroga u ecën’. Nga lojtarët që vazhdojnë të mungojnë për shkak të dëmtimeve, ata që nuk i përshtaten skemës së caktuar nga trajnerët, por ka edhe të atillë që ndeshjet i shikojnë nga tribunat. Interesant është shembulli i Milanit.

Trajneri Massimiliano Allegri ende nuk ka gjetur një formacion të fiksuar bazë dhe vazhdon të ndryshojë repartin defanziv. Ai ka angazhuar të gjithë futbollistët në dispozicion, përveç katër, prej të cilëve dy janë portierë (Amelia dhe Gabriel) dhe dy të tjerët mungojnë për shkak të lëndimeve (Strasser dhe Muntari).

Ka një numër të madh futbollistësh që ende nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike dhe si rezultat ende nuk kanë bërë asnjë paraqitje. Pepe në Juventus, El Kaddouri te Napoli, Giocochea dhe Dodo te Roma, Iaquinta po ashtu në Juventus, i cili mbetet në shtëpi, e madje nuk ftohet as për ndeshje.

Kujtojmë se ish-reprezentuesi italian ka pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, dhe është futbollisti i tretë më i paguar në klub. Ai edhe pse nuk luan në skuadrën e Antonio Contes, vazhdon të ketë pagë më të lartë se sulmuesi kryesor, Mirko Vucinic (2.7). Një tjetër element i dalë nga ky bilanc tregon se skuadrat e ‘vogla’ luajnë me pothuajse të njëjtët futbollist dhe kanë një numër po aq të madh të lojtarëve të tjerë me ‘kilometrazh zero’.

I tillë është shembulli i Sienës (10 futbollistë të pashfrytëzuar), Torinoja 8, Parma dhe Pescara nga 7. Ekipi që e shfrytëzon maksimalisht grupin e futbollistëve në dispozicion është Genoa, me vetëm dy lojtarë që ende nuk janë paraqitur. Bëhet fjalë për Donnarumman dhe Tzorvasin, dy portierët rezervë.

Futbollistët që nuk janë aktivizuar këtë stinor:

Atalanta (4): Carmona, Capelli, Ferreira Pinto, Frezzolini

Bologna (6): Marchi, Riverola, Portanova, Radakovic, Rodriguez, Stojanovic

Cagliari (4): Avramov, Anedda, Camilleri, Rui Sampaio

Catania (6): Frison, Keko, Potenza, Rolin, Salifu, Terracciano

Chievo (4): Farkas, Paloschi, Puggioni, Squizzi

Fiorentina (5): Camporese, Hegazi, Llama, Lupatelli, Neto

Genoa (2): Donnarumma, Tzorvas

Inter (6): Belec, Chivu, Mariga, Mbaye, Obi, Stankovic

Juventus (4): Iaquinta, Pepe, Storari, Rubinho

Lazio (7): Bizzarri, Carrizo, Diakité, Radu, Rocchi, Stankevicius, Zauri

Milan (4): Amelia, Gabriel, Muntari, Strasser

Napoli (6): Bariti, Colombo, El Kaddouri, Grava, Rosati, Uvini

Palermo (5): Benussi, Brichetto, Milanovic, Viola, Zahavi

Parma (7): Arteaga, Bajza, Fideleff, MacEachen, Marchionni, Pavarini, Santacroce

Pescara (7): Berardocco, Brugman, Chiaretti, Crescenzi, Soddimo, Togni

Roma (5): Dodò, Goicoechea, Lobont, Romagnoli, Tallo

Sampdoria (5): Juan Antonio, Da Costa, Laczko, Mustafi, Renan,

Siena (10): Belmonte, Buchel, Campagnolo, Campos Toro, Dellafiore, Farelli, Larrondo, Martinez, Terzi, Vitiello

Torino (8): Birsa, Caceres, De Feudis, Diop, Gomis A, Gomis L., Rodriguez, Suciu

Udinese (3): Angella, Gabriel Silva, Pawlowski

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›