Qeveria nuk ndryshon buxhetin për USHT-në
Shkup- Pas protestave të studentëve , Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi për shkurtimin e buxhetit për investime kapitale në USHT. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit ka shqyrtuar rebalancin e buxhetit për vitin 2009 ku ka vendosur që për investime kapitale në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) të shtohen 10 milion denarë ose gjithsej vlera për investime kapitale në USHT të jetë 50 milion denarë.
Zëvendës kryeministri i RM-së Abdilaqim Ademi ka deklaruar se nuk do të ketë shkurtime të buxhetit për investime kapitale në USHT, duke potencuar se Qeveria në seancën e fundit ka ndarë edhe 120 milion denarë për Qendrën diagnostike në Klinikën e Tetovës.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë e fundit shqyrtoi plotësimin e buxhetit për vitin 2009. Pas diskutimeve u vendos që për investime kapitale në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) të shtohen 10 milion denarë ose gjithsej për investime kapitale të ketë 50 milion denarë.
Në bazë të kësaj mund të konstatojmë se sa u takon investimeve kapitale nuk do të ketë shkurtime. Gjithashtu për Qendrën diagnostike në Spitalin Klinik në Tetovë u ndanë 120 milion denarë dhe me vendim që për buxhetin e ardhshëm të ndahen edhe 68 milionë denarë me qëllim që të përfundohet objekti në fjalë”, - ka deklaruar zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi.
Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së thotë se Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që të përgatis projekt për konviktin e studentëve dhe të përgatis informatë dhe vendimin për mënyrën e vendosjes së studentëve të USHT-së në konvikte ose objekte tjera private.
Sipas tij, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatit informatën me vendim për themelimin e Klinikës Stomatologjike në Tetovë që do të jetë në shërbim edhe të USHT respektivisht Fakultetit Stomatologjik.
“Të gjitha këto masa merren me qëllim që të përmirësohen kushtet për studime dhe punë në USHT”,- tha zëvendëskryeministri i Qeverisë Ademi. (INA)