Titi dhe Juna, rikthehen grindjet mes tyre
Banorët e "Big Brother" sfidojnë shiun rrebesh, duke kërcyer e vallëzuar nën të. Por, nuk ka mjaftuar vetëm shiu për t‘i bërë ata qull, por edhe uji i çezmës, të cilin e kanë hedhur mbi njëri-tjetrin. Të vetmit që nuk i janë bashkuar kësaj çmendurie, kanë qenë Olsi dhe Juna, të cilët diskutojnë për personat që mund të jenë në finale. Juna i thotë Olsit se atë dhe Çimin i sheh në finale, ndërsa nga vajzat sheh si konkurrente të forta Noçen dhe Julin. Olsi mendon se ajo dhe Nada do të jenë në finale. Ai thotë se pavarësisht se mund ta nominojnë, do të jetë publiku ai që do ta kërkojë Junën brenda.
Muzika i ka gjallëruar banorët e shtëpisë së "Big Brother". Ata jo vetëm që janë çuar menjëherë nga shtrati porsa kanë dëgjuar muzikën, por kanë sjellë edhe një atmosferë të nxehtë mes tyre. Nada kërcen sipër Titit, ndërsa ai shprehet se po e kënaq. Edhe të tjerët kanë gjetur partnerët e tyre, me të cilët kanë kërcyer pranë e pranë.
Muzika ka elektrizuar të gjithë banorët e "Big Brother", të cilët janë mbledhur të gjithë në kuzhinë për të kërcyer. Noçja ka krijuar koreografinë e kërcimit të saj me Çimin dhe Titin. Ata kanë shkrirë talentin si kërcimtarë të vërtetë me të gjitha rrymat muzikore që "Big Brother" u ka vendosur.
Nuk kanë zgjatur shumë ditët e paqes mes Astritit dhe Junës. Ata kanë përfunduar në debat sërish, si gjithmonë me reagimet e Junës, që Titi nuk mund t‘i pranojë. Juna e akuzon se i ka marrë pjatën me ushqim dhe toni i saj i zërit shkakton menjëherë reagimin e Titit. Ai thotë se Juna ka qejf të zihet me të dhe se po të ishte jashtë, do të fliste ndryshe me të. Por ashtu si gjithmonë, debati mes tyre merr fund shpejt.
Kësaj nate loja mbaron herët dhe të gjithë shpërndahen. Çimi dhe Visi bisedojnë sërish për lojën dhe faktin që vetëm këto tri ditë ata kanë nisur t‘i bëjnë pyetje njëri-tjetrit. Sipas Visit, kjo javë ka pasur më shumë gjallëri në shtëpi. Nardi që është aty nuk bën asnjë koment lidhur me këtë bisedë, përkundrazi, qesh për diçka që i kujtohet nga Najada.
Julinda, Besarta dhe Arbri diskutojnë për praktikën dhe teorinë në biznes. Julinda mendon që "mundësitë më të mëdha/////////// në jetë ////////është ai që ka nisur të mësojë në fillim teorinë". Ajo mendon që të nisësh diçka të rëndësishme në jetë, pa teorinë, nuk mund ta nisësh praktikën. Titi thotë se janë disa fusha kur ndodh e kundërta, por Julinda është duke folur në përgjithësi. Arbri i thotë Besës dhe Astritit që ai dëshiron që ata të dy të ecin sa më përpara me lojën e "Big Brother",/////////// për arsyet që ata përfaqësojnë. Ai shton se shqiptarët duhet të tregojnë që duan Kosovën, ndërsa Astriti tregon se një njeri nga fshati shpesh mund të japë më shumë gjëra sesa një i ashtuquajtur qytetar.
Në kuzhinë, Ina thotë se është e zhgënjyer nga Visi. Ndërhyn Çimi, që ndodhet diku më tutje. Aty gjendet edhe Najada. Visi e pyet Inën nëse "Olsi është akomoduar përfundimisht në dhomën tuaj?". Ajo i thotë se nuk e di.
Visi, Olsi, Poli flasin për të dashurat. Ata mendojnë se po tregohen të shkathët brenda shtëpisë; ndërkohë të dashurat e tyre "bëhen keq sepse gjithçka ndodh në televizion". Sipas Polit po t‘i bënin këto gjëra jashtë, për to nuk do të ishte shumë problem. Olsi tregohet më elokuenti: ai thotë se nuk kërkon falje, se çdo gjë e ka bërë me vetëdije.
Visi u thotë çunave që do të flejë nga dhoma e Noçes, se "atje është mirë edhe bën ndonjë muhabet". Olsi i thotë që ashtu është, por në një farë mënyre ai duhet të rrijë te dhoma e gjelbër. Ata thonë që do ishte shumë mirë sikur të kishte nja tri femra si puna e Noçes. Por ata mendojnë se "do ishte programi i rëndë". Ata mendojnë se realizuesit e "Big Brother" e kanë menduar se çfarë karakteresh kanë dashur të përfaqësojnë. Ata mendojnë se janë të veçantë, sepse janë të parët dhe se po hapin rrugën për ata që do vijnë pas.
Romina ka kaluar gjithë kohën (deri në 03:10) në dhomën e rrëfimit. Ajo shkon në dhomën e gocave dhe ato i thonë që t‘ia fusë një gjumi dhe të harrojë se çfarë thonë të tjerët. Juna sidomos e këshillon t‘u kthejë përgjigje të gjithëve. Ato e kuptojnë se gjendja e Rominës, eshtë e rëndë, sidomos nga fjalët e Shkëlqimit, Visit dhe Olsit.
Poli mundohet gjithashtu ta qetësojë. Por Romina thotë që ajo do t‘i sqarojë të gjitha gjërat, e ndoshta ky është defekti i saj. Juna i thotë se kur Shkëlqimi bën shaka me të, të bëjë edhe ajo shaka; kurse kur ai e tepron ajo t‘i thotë që po e tepron. Juna këmbëngul që Romina s‘duhet ta lërë Çimin ta shtypë. Juna është shumë luftarake dhe i thotë që ajo duhet të bëjë të njëjtën gjë.
Nga dhoma tjetër, Visi është shtrirë me Najadën. Në dhomë janë edhe Çimi e Titi.
Vjen Olsi dhe shtrihet afër Junës. Ata të dy flasin për filma. Në mëngjes, situata përmbyset. Olsi shkon te krevati i Najadës.
Nuk ke çfarë t‘i bësh Olsit: u çua nga Juna dhe vajti u shtri me Najadën. Ata u rrotulluan dhe u përqafuan më gjatë sesa zakonisht. Ky ishte moment shumë erotik, por më në fund ata e mblodhën veten. Në atë pikë Olsi ikën te Juna, por ajo as e përfill. Ai ikën sërish në dhomën e vet, bashkë me jorganin dhe përfundimisht zgjohet. Ndërkohë që Olsi ishte me Najadën, Astriti del nga dhoma. Romina ndërkohë zgjohet e shqetësuar nga ata të dy. Nis muzika. Për pak minuta zgjohen të gjithë.
Është momenti i kërcimit. Olsi, Najada, Romina nuk mbahen. Vjen Poli e Juna duke kërcyer. Mëngjesi është frenetik.
Më vonë, Shkëlqimi provokon Najadën (në prezencë të Junës) për mëngjesin e saj me Olsin. Juna nuk reagon.
Astriti thotë se vetëm kur dëgjoi pasthirrmat e Najadës pa se Olsi ishte në krevat me të.
Juna thotë se ka parë një ëndërr me Rominën, sikur ajo i shkul flokët. Çimi që është prezent, nis dhe e ngacmon Romin, duke i thënë se këtë javë ajo do të dali. Romi ia kthen me brutalitet. (Çe do që Çimi është i mësuar me këtë gjuhë dhe si bën përshtypje).
Pak më vonë, Poli, Arbri dhe Astriti shkojnë në kuzhinë, për të përgatitur mëngjesin.