Një finlandeze në Galerinë e Arteve
Artistja Ritva Luukkanen do të ekspozojë më 26 mars në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita quhet "Të ndjesh të nesërmen" dhe do të jetë një mozaik i ngurtë finlandez. Ekspozita realizohet me mbështetjen e guvernatores rajonale të Finlandës Jugore, zj. Anneli Taina, si dhe me bashkëpunimin e specialistes së Ballkanit, zj. Tanja Tamminen.