Titulli s’ka marrë fund

Mesfushori i Interit, Thiago Motta beson se gara për titull nuk ka përfunduar, edhe pse ekipi i tij është aktualisht tetë pikë mbi përcjellësit e parë.
Roma ka nisur konkurrencë të papritur për titull, por Claudio Ranieri dhe Daniele De Rossi kanë insistuar se nuk mendojnë për Scudetto.
Ndërsa Motta ka theksuar: “Sezoni s’ka përfunduar. Ka edhe shumë deri në fund dhe nëse bëni gabime në një ose dy ndeshje me radhë, kush do që gjendet pas jush mund t’ ju zërë. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë”.