E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dear John” mund “Avatar’in”

Drama romantike “Dear John” ka nokautuar filmin epiko shencoro-fantastik “Avatar” duke marrë pozitën e parë në Box Office të Amerikës Veriore.

Filmi, në të cilin luajnë Channing Tatum dhe Amanda Seyfried, si të dashur, dashuria e të cilëve është e ndaluar ka fituar 32,4 milion dollarë.

Filmi i James Cameron “Avatar” këtë javë fitoj 23.6 milion dhe pas shtatë javëve vetëm në SHBA ka arritur që të fitoj 630.1 milion dollarë.

Filmi i John Travolt’s “From Paris With Love” është pozicionuar i treti në premier me vetëm 8.1 milion dollarë fitime.

Filmi “Dear John”, që bazohet në romanin e Nicholas Sparks, nuk është pritur që ta mund epikën “Avatar”, por megjithatë ata kanë arritur të tejkalojnë parashikimet duke fituar më shumë së është pritur.

Po ashtu ka pasur edhe një rekord për këtë vikend i cili i ishte rezervuar finales së “Super Bowl” – që tradicionalisht njihet si vikendi pa shumë fitues në kinema – pasi filmi “Dear John fitoj më shumë se hiti i filmit të vitit 2008, “Hannah Montana & Miley Cyrus: Best of Both Worlds Concert”, që kishte fituar 31.1 milion dollarë.

Oferta e fundit e Travoltas është njëra prej premierave më të këqija të aktorit, pas premierës së tij shumë të dobët me filmin “Lucky Numbers”, i cili film në premier nuk kishte fituar më shumë se 4.5 milion dollarë në vitin 2000.

Trileri i Mel Gibson’it, “Edge of Darkness” dhe komedia e Tooth Fairi në të cilën luan Dwayne "The Rock" Johnson e kompletojnë pjesën e pesëshes së parë të tabelës.

Një tjetër film i ri në top 10 është filmi i nominuar për Oskar “Crazy Heart”, në të cilin rolin kryesor luan Jeff Bridge si një këngëtarë i muzikës popullore.

Në të njëjtën kohë, “Avatar” është bërë filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Britani të madhe.

Kinematë britanike kanë arritur që të fitojnë 71.6 milion funta nga shtija e këtij filmi shkencoro fantastik që u dha premier me 10 dhjetor, duke tejkaluar kështu filmin “Mamma Mia”, i cili në vitin 2008 fitoi 67.17 milion funta.

BOX OFFICE

1. Dear John - 32.4 milion
2. Avatar - 23.6 milion
3. From Paris With Love - 8.1 milion
4. Edge of Darkness – 7 milion
5. Tooth Fairy - 6.5 milion
6. When in Rome - 5.5 milion
7. The Book of Eli - 4.8 milion
8. Crazy Heart - 3.7 milion
9. Legion - 3.4 milion
10. Sherlock Holmes - 2.6 milion

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›