Bjellorusi, mbi 140 të dënuar për protesta kundër regjimit

Lajmin e bënë të ditur sot disa Lëvizje për të Drejtat e Njeriut.
Njëqind aktivistë të opozitës u dënuan në kryeqytetin Minsk dhe në 40 qytete të tjera, sipas një përllogaritjeje të bërë nga “AFP” bazuar në shifrat e publikuara nga organizata “Viasna” dhe OJQ-të tjera rajonale.
Një grup protestuesish u dënua me afate burgimi midis dy dhe 15 ditë, ndërsa disa të tjerë arritën t’i shpëtonin paraburgimit, por kanë marë gjoba prej rreth 140 eurosh.
Policia bjelloruse arrestoi të dielën rreth 400 persona në të gjithë vendin, të cilët u ishin përgjigjur thirrjeve për të protestuar, të publikuara në internet, një lëvizje e quajtur “Revolucioni nëpërmjet rrjetit shoqëror”.
/Start/
2011-07-05 15:26