E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër akuzë për përdhunim kundër Straus-Kahnit

Tashmë, Dominique Strauss-Khan, hetohet lidhur me rolin e tij në një rrjet prostitucioni.

Media franceze raporton se një prostitutë belge pretendon se “DSK”-ja dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë mafiozë e kanë përdhunuar atë në Uashington DC, në dhjetor të vitit 2010.

Prokurorët tashmë po vlerësojnë nëse hetimi aktual do të zgjerohet apo jo.

Një tjetër prostitutë belge ka konfirmuar pjesërisht pretendimin e prostitutës së parë duke pretenduar përdhunim nga mafiozët në Uashington, por asnjëra prej tyre nuk ka kërkuar të ngrejë padi./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-04 15:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›